Ministrat për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE-së sot në Luksemburg do të diskutojnë për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin.

Ministrat mes tjerash, duhet të zgjedhin nëse dhe kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE, ashtu siç rekomandoi Komisioni Evropian më 29 maj në raportet e saj.

Deri më tani nuk është arritur konsensus mes vendeve anëtare për konkluzionet e këtij takimi. Vendimin do ta miratojnë ministrat sot më pas do të duhet që të konfirmohet nga ana e shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së në Këshillin Evropian më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.