Tre persona që shpërndanin drogëra të forta kanë përfunduar nga pranga nga efektivët e policisë.

Shpërndarësit u arrestuan në Vlorë dhe në Sarandë. Atyre i janë gjetur me vete dhe doza të konsiderueshme droge.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 59 doza Heroinë dhe një sasi lekësh cash.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin ”Red”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

D. A., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Do të procedohen në gjendje të lirë shtetasit D. B., 20 vjeç, dhe M. L., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë.

U krye arrestimi i shtetasit D. A., pasi është kapur në flagrancë duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë, shtetasve D. B., dhe M. L.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 59 doza Heroinë dhe një sasi lekësh cash.

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin “White”, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

S. H., 20 vjeç, banues në Tiranë,

J. H., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në lagjen nr. 1′, me 23 doza Kokainë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 e Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Gjendet trupi i pajetë i një roje në plazhin e Bunecit, policia jep detajet