Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho është i ftuar në emisionin “Top Story” ku ka ringritur shqetësimin pse nuk pret krijimin e KLP.

Spaho shprehet se PD ka votuar Kushtetutën që sistemi i drejtësisë të bëjë vetting dhe politika të mos ketë më punë në zgjedhjet e këtyre institucioneve.

Ai tha se kemi një sistem juridik të korruptuar deri në qelizë dhe që është e kapur nga politika.

“Pra synimi është heqja e korrupsionit në drejtësi fillimisht, e më as korrupsionit në politikë. Të gjithë këtë mekanizëm të drejtësisë të mos e emërojë politika.

PD është akuzuar se ka frikë nga reforma dhe dëshiron të ruaj njerëzit që ka vendosur vetë. Në fakt ne kemi punuar dhe kemi votuar Kushtetutën në mënyrën që sistemi i drejtësisë të bëjë vetting dhe politika të mos ketë më punë në zgjedhjet e këtyre institucioneve.

I pari që zgjidhet është KLP, ku është vettingu, ra në mënyrën më banale. I 11-dhjeti nuk zgjidhet me qëllim. Nuk duan ta zgjedhin KLP.

Anëtarët e Shoqërisë Civile nuk donin ta zgjidhnin. Janë sjellë tani 3 kandidatët e tyre, lind pyetja se pse u procedua me zgjedhjen e Kryeprokurorit”, u shpreh Spaho.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook