Ballina Sport “13-ta”, numri i tersit prezent në finalen e Champions. Reali apo Liverpuli?

“13-ta”, numri i tersit prezent në finalen e Champions. Reali apo Liverpuli?

13-a njihet si numër tersi, megjithëse në futboll nuk është se ka shumë domethënie. Por si për çudi ka shoqëruar në këtë Champions League edhe dy finalistët e 26 majit në Kiev. E me siguri, që për njërën prej të dyjave, ky numër do të vijë si… mallkim. Reali shpreson të mos jetë ai, përderisa është në kërkim të trofeut të 13-të të historisë së vet. Po ashtu në kuotën e 13 pikëve, “Los Blancos” mbyllën edhe fazë e grupeve, duke mos u kualifikuar dot si të parët. Gjithsesi, më pas marshuan pa pengesa. Duke mbërritur deri në finale. Për këtë e ndihmoi Cristiano Ronaldo, me realizimin e 15 golave në 12 takime. Portugezi, tashmë ka shansin të lërë shenjën me gol, ekzaktësisht në sfidën e 13-të të luajtur në këtë Champions. A do t’ia dalë vallë?!

13 vjet ka edhe Liverpuli që nuk fiton trofeun më prestigjoz të Evropës. Teksa që prej sfidave në grupe, “Reds” kanë pësuar 13 gola në 12 ndeshje. E tashmë luajnë të 13-tën, atë më vendimtaren, të shtunën e ardhshme. Atëherë kur, veç duelit Cristiano Ronaldo-Salah, pritet me kërshëri përplasja mes sulmeve më të mirë të këtij Champions-i. Sidomos do të finalja, ku zbresin në fushë ekipet që kanë fituar njëkoësisht më shumë trofe të Champions (17 herë) dhe që kanë arritur më tepër në finale (24). Natyrisht, tradita do të ketë peshë. Por kurioziteti është se për cilin ekip do të jetë ters 13-a. Kurse historia pret të mësojë skuadrën, për të cilën ai numër do të jetë… mbarësi!