Ballina Sport “3 gola për 5 minuta”, spektakël në ‘Premier League’, Arsenal gjunjëzon Everton...

“3 gola për 5 minuta”, spektakël në ‘Premier League’, Arsenal gjunjëzon Everton (Video)

Ka dhuruar spektakël dhe gola ndeshja mes Everton dhe Arsnenal, e vlefshme për javën e 9 të “Premier League”.

Sfida u mbyll me rezultatin 2-5 në favor të topçinjve të Arsenal, të cilët kanë zhvilluar një ndeshje mbresëlënëse.

Ishin vendasit e Everton të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 12 me Wayne Rooney.

Por të besuarit e Arsen Venger, arritën të barazonin 5 minuta nga fundi i pjesës së parë me anë të Monreal, ndërsa Ozil përmbysi gjithçka me fillimin e episodit të dytë të lojës në minutën e 54, duke kaluar topçinjtë në avantazh.

Por duket se Arsenal nuk u mjaftua me këtë rezultat, pasi në minutën e 74 Lacazette shënon golin e tretë për Arsenal.

Ndeshja u duk sikur ishte mbyllur, por në minutën e 90 Ramsey shënoi golin e 4 për Arsenal. 

Dhe 5 minutat e fundit u zhvillua spektakli, pasi 3 minuta pasi Ramsey shënoi golin e katërt për Arsenal, Niasse ngushton shifrat në 2-4 pas një gabimi të portierit të topçinjve, Piter Cech.

Por kur u mendua se gjithçka përfundoi, Alexis Sanchez mendon ndryshe, duke e shënuar në minutën e 95 golin që vulosi shifrat 2-5. 

Rrallë herë ndodh që 3 gola të shënohen brenda 5 minutave.

Pas javës së 9 në Premier League, Arsenal renditet në vendin e 5 me 16 pikë po aq sa Chelsea, ndërsa Everton, të cilët e kanë nisur mjaft dobët këtë fillim kampionat, pozicionohen në vendin e 18.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook