Ballina Sport 7 vjet pas aksidentit të frikshëm, piloti i njohur rikthehet në Formula...

7 vjet pas aksidentit të frikshëm, piloti i njohur rikthehet në Formula 1

Robert Kubica ia del të realizojë ëndrrën e tij. Piloti polak do të rikthehet në Formula 1 pasi ka nënshkruar një kontratë për sezonin e vitit 2019 me skuadrën e Williamsit.

7 vjet pas atij aksidenti të frikshëm në garat Rally, Kubica do të jetë sërish pjesë e Formula 1.

E dëshironte me çdo kusht një rikthim të tillë dhe pasi u rikuperua nga dëmtimet e rënda që mori sidomos në kokë, polaku është gati të lerë shenjë në atë që konsiderohet si maja më e lartë e garave të shpejtësisë me makina.

Kubica ka garuar nga viti 2006 deri në vitin 2009 për skuderinë BMW Sauber.