Ballina Sport Allegri i kundërpërgjigjet forcës së Real Madridit

Allegri i kundërpërgjigjet forcës së Real Madridit

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri shprehet se Real Madridi është favorit por Juventusi do të futet vetëm për fitore në fushë.

“Duhet që këtë javë të jemi plotësisht të qetë, duhet ta përgatisim këtë ndeshje pa ankth. Kemi bindje dhe vetëbesim, Juventusi është në vendin e duhur në kohën e duhur dhe kësaj here duam ta mbyllim me trofe. Natyrisht jemi të ndërgjegjshëm që Reali është favorit në këtë ndeshje. Duhet të jemi gjithnjë pozitiv , negativiteti nuk sjell asgjë të mirë “ – u shpreh tekniku i Juventusit.

Një nga pikat më të forta të Juventusit Giorgio Chiellini, vlerëson forcën e skuadrës spanjolle duke theksuar se skuadra e tij duhet të bëjë më shumë se maksimumi për të fituar.

“Reali është një ekip që të godet atëherë kur ti më pak e pret, këtë bëri edhe kundër Napolit e Bajernit.  Ne duhet të japim më shumë se 100% edhe si skuadër por edhe si individë.”– u shpreh Chiellini.

Juventusi ndodhet për herë të dytë në finalen e Championsit në 3 vitet e fundit, më 2015-ën u dorëzua përballë Barcelonës.

Dita ditës po shtohen ethet e finales së madhe të Ligës së Kampionëve e cila do të zhvillohet më datë 3 qershor në stadiumin e Cardiffit në Uells. Kampionët në fuqi të Real Madridit do të përballen me Juventusin në atë që pritet të jetë një duel mjaft i vecantë.