Ballina Sport Anceloti nostalgjik për Stamford Bridge, Ronaldo e komenton si numër 1!

Anceloti nostalgjik për Stamford Bridge, Ronaldo e komenton si numër 1!

Tranjeri Anceloti pas divorcit me Bayern Munchen, po e shijon futbollin si spektator duke ndjekur supersfidën e Champions League, Celsi-Roma.

Nëpërmjet një postimi në instagram, Anceloti ka terguar se është një kënaqësi të kthehet në Stamford Bridge pas sezonit 2009-2011 që ka kaluar me blutë e Londrës.

Nderkohë nuk kanë munguar elozhet por edhe kritikat nga personazhe si Lothar Matthaus.

Komenti i parë vjen nga Cristiano Ronaldo, i cili shkruan : “numër 1”, ndërkohë Ancelotti i përgjigjet: “I dashur Ronaldo, ti vazhdon të jesh numëri një”.

Nderkohë nuk kanë munguar ofertat nga tifozët e Milanit, Romës apo edhe Juventusit.

Tifozët e Milanit: “Kthehu në shtëpi, kuq e zi”

Tifozët e Romes: “Hajde të trajnosh, mbyllim ciklin së bashku”

Tifozët e Juventusit: “Riprovoje në Torino, i ke të gjitha mundësitë për ta marre dhe fituar Champions-in”

Mesa duket Carlo Ancelotti është ende një nga tranjerët më të kërkuar të momentit nga të gjithë tifozët, përvec Lothar Matthaus, ish lojtari i Interit i cili ishte komentator i ndeshjes në Sky Germania ku nuk ka nguruar të sulmojë teknikun Italian:”Eshte i gjithë faji i tij që Bajern nuk ka mundur të zhvilloje asnjë ndeshje të bukur”. Gjithsesi, ndarja nga Bayern mbetet një debat i hapur në Bavari…