Ballina Sport Anceloti do të jetë pasuesi i Wenger, pranon kontratën me Arsenalin

Anceloti do të jetë pasuesi i Wenger, pranon kontratën me Arsenalin

 

Carlo Ancelotti ka rënë dakord në marrëveshje për të zëvendësuar Arsene Wenger si menaxher i Arsenalit, sipas mediave Italiane.

Wenger do të ketë një vit të mbetur në kontratën e tij në fund të sezonit, por drejtuesit e klubit mund të shqyrtojnë qëndrimin e tij. Por “Corriere dello Sport” njofton se Arsenali tani ka një marrëveshje për Ancelottin që të bëhet menaxher i tyre i ardhshëm këtë verë.

Ish-shefi i Chelsea do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me “Topçinjtë” me vlerë 8.7 milion paund në sezon, duke përjashtuar bonuse. Raporti gjithashtu pohon se Federata Italiane e Futbollit ende po përpiqet të bindë Ancelottin që të refuzojë Arsenalin dhe të bëhet trajneri i ri i skuadrës kombëtare.

LEXO EDHE:  Arsenal shpartallon Evertonin, Ramsey realizon tripletën, shkëlqejnë Mkhitaryan & Aubameyang

Ancelotti thuhet se është i interesuar të menaxhojë sërish në Premier Ligë dhe është vendosur të kthehet në Londër muajin e ardhshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook