Ballina Sport Andi Lila rrëfen disa pjesë nga jeta e tij : “Ardhja në...

Andi Lila rrëfen disa pjesë nga jeta e tij : “Ardhja në jetë e Ayan ndryshoi…”

Andi Lila është një nga futbollistët me më shumë eksperincë në kombëtare. Lila ishte i ftuar sot në emisionin “Rudina” ku ka rrëfyer disa pjesë nga jeta e tij.

Ai ishte në studio sëbashku me bashkëshorten, Ornela. 

“U bëra baba kur isha 29 vjeç dhe do të doja të isha bërë që 20 vjeç…Jeta më ndryshoi rrënjësisht. Para se të vinte në jetë Ayan, isha më shumë i dhënë pas shoqërisë, ndërsa tani e kam ditën më të organizuar. Ayan është aty gjatë gjithë kohës, më mblodhi në shtëpi…” – thotë ai me të qeshur.

Ayan ishte një bekim për familjen e Lilës, sepse për futbollistin bashkë me të erdhën edhe shumë arritje: “Çdo gjë shkoi për mirë, firmosa kontratën në Serinë A, ëndrrën e jetës sime, shkuam në Europian me Kombëtaren, na eci çdo gjë shumë mirë. Edhe pse në fillim kishim një lloj ankthi, si do ta prisnin këtë fëmijë, si do të ishim si prindër…”.