Ballina Kryesore Anglia largohet nga Botërori ‘kokëulur’, Mandzukic çon Kroacinë në finale

Anglia largohet nga Botërori ‘kokëulur’, Mandzukic çon Kroacinë në finale

U luajt mbrëmjen e sotme gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës “Rusi 2018” mes Kroacisë dhe Anglisë në “Luzhniki Stadium”.

Një gjysëmfinale e cila dhuroi 120 minuta emocione dhe spektakël.

Janë ballkanasit, skuadra e cila do të përballet në finale me Francën për Kupën e Botës.

Kroatët mposhtën britanikët me rezultatin 2-1, ku Mandzukic me supergolin e tij në minutën e 109′ i dhuroi ballkanasve kualifikimin në finale.

Ishin anglezët të parët që kaluan në avantazh që në minutën e 5′, me një mjeshtëri ekzekuton një goditje dënimi dhe kalon Anglinë në avantazh.

Në pjesën e dytë, në minutën e 68-të Perisic barazon shifrat në 1-1, duke i dhënë shpresë skuadrës.

Në minutën e 109-të Mario Mandzukic brenda zone me një gjuajtje të saktë kalon Kroacinë në avantazh, 2-1.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook