Ballina Kryesore Anglia në super formë, Panamaja kënaqet me golin e nderit

Anglia në super formë, Panamaja kënaqet me golin e nderit

U luajt mesditën e sotme ndeshja e vlefshme për Grupin G mes Anglisë dhe Panamasë.

Takimi i këtyre dy kombëtareve u mbyll me rezultatin e thellë 6-1, për britanikët.

Anglia nuk vonoi shumë dhe ka shënuar që në minutën e 7′ ndaj Panamasë. Ka qenë John Stones, futbollisti i cili realizoi me një goditje me kokë.

Në minutën e 22′, të pjesës së parë, Anglia ka dyfishuar rezultatin ndaj Panamasë.

Ka qenë një goditje e fuqishme e kapitenit anglez Kane, që nuk i ka lënë mundësi portierit panamez Penedo.

Në minutën e 36′ të pjesës së parë, portierit panamez, pendo, nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse të nxjerrë nga rrjeta e portës që ai mbron, topin e golit të tretë, të shënuar nga anglezët.

Ka qenë Lingard, i cili me një goditje të fuqishme, e ka dërguar topin në këndin e majtë të portës së Panamasë, duke trefishuar rezultatin.

Janë dashur jo më shumë se 5 minuta, që anglezët të shënojnë golin e 4 e të 5-të ndaj Panamasë.

Ka qen një rifillim i listës së golashënuesve, kur golin i John Stones në minutën e 40′-të është pasura në të 45′-tën, nga goli i Kane, sërish nga pika e 11-metërshit.

Kapiteni Kane i Anglisë, ka shënuar në minutën e 62′, golin e 6 për Anglinë ndaj Panamasë.

Pas këtij goli, Kane ka lënë fushën e lojës, për tu zëvendësuar nga Wardy.

Pas 6 golave të pësuara nga Anglia, Panama ka shënuar më në fund golin e nderit.

Një top i ardhur nga krahu i majtë i sulmit, nuk ka qenë i vështirë të kthehet në gol, nga Baloy, në minutën e 78′ të ndeshjes.

Panama i thotë lamtumirë udhëtimit në Botërorin Rusi 2018, ndërsa Anglia siguron biletën për 1/8 e Botërorit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Basha citon thënien e presidentit: Rreziku më i madh i lirisë, kur qeveria shkel ...