Ballina Kryesore Armand Duka kërkon të bëhet “sulltan” i FSHF-së, kandidon për mandatin e...

Armand Duka kërkon të bëhet “sulltan” i FSHF-së, kandidon për mandatin e pestë përballë deputetit socialist

Presidenti i FSH-së, Armand Duka ka zyrtarizuar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Duka njoftoi se do të kërkoi mandatin e pestë në krye të FSHF-së.

Kujtojmë që zgjedhjet për kreun e FSHF-së do të zhvillohen në qytetin e Durrësit në datën 7 Shkurt, ku përballë do të jenë kreu aktual, Armand Duka dhe deputeti socialist, Bashkim Fino.

Statusi i Dukës: 
Së bashku për futbollin
Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij institucioni.
Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.
Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.
Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.
Me respekt Armand Duka.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook