Ballina Kryesore Atletit shqiptar i vështirsojnë garën në Serbi, e lëndojnë por në fund...

Atletit shqiptar i vështirsojnë garën në Serbi, e lëndojnë por në fund fiton medaljen e artë

Gara më e rëndësishme në Ballkan e cila u zhvillua në “Novi Pazar” nuk ka qenë aspak e lehtë për garuesin tonë djaloshin 23-vjeçar nga Mirdita, David Nikolli.

Pasi kaloi plot peripeci gjatë garës së tij më në fund djaloshi arriti ta ngrejë flamurin tonë lart në Serbi. Djaloshi mirditor arriti të bënte një garë të shkëlqyer ku fitoi garën 3000 metra me një kohë shumë të mirë prej 8’31″45 mes 13 shteteve që merrnin pjesë dhe ishin pretendente. David Nikolli mori medaljen e artë në këtë garë.

Garën e vështirë ja kanë bërë dy sportistë, njëri bullgar dhe tjetri rumun të cilët tentuan me brryle dhe me këmbë ta shtynin djaloshin tonë ku ai mori edhe një dëmtim por Nikolli ruajti ekulibrin e tij dhe arriti ta rrëmbente atë medalje duke bërë krenar vendin e tij në mes të Serbisë.