Ballina Kryesore Barazimi me Maqedoninë, Panucci: Rezultat i drejtë, kemi lojtarë që nuk luajnë

Barazimi me Maqedoninë, Panucci: Rezultat i drejtë, kemi lojtarë që nuk luajnë

Pas përfundimit të ndeshjes me Maqedoninë, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci u shpreh se rezultati 1-1, duke parë dhe lojën, ishte një rezultat i drejtë.

Tekniku italian theksoi se lojtarët nuk ishin në maksimumin e duhur, pasi nuk luajnë me skuadrat e tyre respektive.

Ndërsa për sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme ndaj Italisë dhe Spanjës, Panucci shprehet se ndaj tyre do të luajmë me dëshirë dhe do mundohemi të ndryshojmë historinë.

“Edhe mund ta kishim humbur ndeshjen dhe të pësonim golin e dytë, ditëm të vuanim, luftuam si shqiptarë të vërtetë. Në fund doli një rezultat që e mendoj të drejtë.

Kemi vuajtur fizikisht se ishin 4-5 lojtarë që nuk ishin më në gjendje që të përballonin situatën. Mos harroni që kemi lojtarë që nuk luajnë me skuadrat e tyre.

Alioski? Është një lojtar i mirë por na rrezikuan vetëm më goditje standarde.

Ndaj Spanjës dhe Italisë do të luajmë me dëshirë, në futboll do të mundohemi të ndryshojmë historinë”, u shpreh tekniku italian pas ndeshjes.