Ballina Sport Bayern Munchen merr “hak” ndaj PSG, 4 gola në Alianz Arena, ja...

Bayern Munchen merr “hak” ndaj PSG, 4 gola në Alianz Arena, ja kush janë autorët

Ndeshja më e fortë e mbrëmjes së sotme në “Champions League” është ajo midis Bayern Munchen dhe PSG.

Aktualisht po luhet pjesa e dytë në të cilën shihet dominimi i skuadrës gjermane e cila gjatë pjesës së parë kryesonte me rezultatin 2-0.

Golat në pjesën e parë u shënuan nga Lewandowski në minutën e 8′ dhe Tolisso në minutën e 38′ për Bayern.

Me nisjen e pjesës së dytë ishte lojtari i Paris Saint Germain, Mbappe i cili shkurtoi diferencën në minutën  e 50′.

Ishte sërisht Tolisso i cili thelloi përsëri rezultatin i cili e çoi në 3-1.

Bayern Munchen po merr “hakun” e ndeshjes në Francë ku u mposht me rezultatin 3-0.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook