Ballina Sport Bëri një gol dhe dha dy asist, Neymar : “Ndihem më i...

Bëri një gol dhe dha dy asist, Neymar : “Ndihem më i gjall se kurrë më parë…”

Super transferta e PSG duket se nuk shkoi dëm pasi Neymar tregoi një super klas në debutimin e djeshëm. Duke dhënë dy asist dhe një super gol, ky ishte një super hyrje për brazilianin tek klubi i ri. Ai foli pas ndeshjes lidhur me kënaqësinë e jetës të re si dhe për largimin e bujshëm që pati tek Barcelona.

“Jam shumë i qetë. E dija që largimi nga Barcelona do të ishte i vështirë, por jam shumë i lumtur këtu”, u shpreh Neymar.

“Njerëzit e shohin largimin nga Barcelona si fatal, por është krejt e kundërta dhe unë jam më i gjallë se kurrë. Jam i lumtur të luaj dhe futbolli është i njëjtë, thjesht kam ndryshuar vend, skuadër e qytet”.

Neymar dha një pasim të shkëlqyer për Edinson Cavanin që shënoi golin e dytë.

“E dija që Cavani është lojtar i madh. E kam ditur me kohë, dhe tani që luajmë bashkë do të përpiqem të kuptoj se si luan. U lidhëm mirë në ndeshjen e parë dhe lojtarë si ai ta bëjnë çdo gjë më të lehtë. Është mirë të luash me Di Maria, Verratti, Motta, Dani Alves dhe gjithë lojtarët që janë këtu”.