Ballina Sport “Bomba” e merkatos: Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid

“Bomba” e merkatos: Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid

SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo ka marrë vendimin e pabesueshëm për tu larguar nga Real Madridi. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta portugeze A Bola.

Kryeartikulli i saj mban titullin “Cristiano Ronaldo dëshiron largimin nga Real Madrid”.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” është zemëruar me hetimet e nisura nga prokuroria e Madridit për evazion fiskal dhe ka shprehur dëshirën për tu larguar

Prokurorët spanjollë kanë akuzuar futbollistin e Real Madridit Cristiano Ronaldo për mashtrimin e autoriteteve, duke mos paguar taksa në shumën e 14.7 milion eurove, ndërkohë Ronaldo mohon akuzat.

Dy vitet e fundit janë të arta për Ronaldon dhe nuk do të harrohen kurrë pasi ai ka fituar gjithçka si me ekipin ashtu edhe në rangun individual.

Ronaldo ka udhëhequr Real Madridin drejt suksesit në Champions League ndërsa me Portugalinë u kurrorëzua kampion Europe.

Sipas “A Bola”, Ronaldo thuhet se tashmë i ka treguar edhe presidentit të klubit, Florentino Perez që dëshiron të largohet nga skuadra, ndërsa Reali mendohet se eshte gati të marrë në konsideratë oferta mbi 180 milionë euro për portugezin.

Comments

comments