Ballina Sport Bota e futbollit sërish në zi, vdes ylli 19-vjeçar i Francës

Bota e futbollit sërish në zi, vdes ylli 19-vjeçar i Francës

Mediat franceze, kanë raportuar se një futbollist 19-vjeçar Thomas Rodriguez, është gjetur i vdekur në krevat në qendrën e grumbullimit të klubit Tours.

Lajmi është dhënë nga klubi, i cili raportoi se futbollisti ka ndërruar jetë në mesnatën mes të enjtes dhe të premtes, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Rodriguez është gjetur pa jetë nga shoku i tij i dhomës, që i alarmuar ka njoftuar punonjësit e sigurisë së qendrës stërvitore.

Autoritet përkatëse kanë hapur një hetim për vdekjen e 19-vjeçarit, ndërsa pritet t’i bëhet edhe autopsia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook