Ballina Kryesore Bota e sportit në ankth/ Fergurson në gjendje kritike për jetën, dërgohet...

Bota e sportit në ankth/ Fergurson në gjendje kritike për jetën, dërgohet me urgjencë në spital

Një lajm i trishtë për botën e futbollit vjen nga Britania. Sir Alex Fergurson po lufton me jetën.

Ish-trajneri i Manchester United i është nënshtruar një operacioni emergjent pasi kishte një hemoragji në tru.

“Sir Alex Ferguson ka pësuar një hemorragji cerebrale në tru”, ka thënë një zëdhënës i Manchester United për tabloidin britanik “The SUN”, 

Fergurson u mor nga shtëpia e tij në Cheshire rreth orës 9 të mëngjesit me një ambulancë dhe u dërgua në spitalin e rrethinës Maccelesfield.

LEXO EDHE:  VIDEO/ "Çmenduri" në Old Trafford, Sevilla gjunjëzon "djajtë" dhe kalon në çerekfinale. Nuk ka surpriza në Itali, fiton Roma

Klubi anglez i Premier League thotë se ndërhyrja ka shkuar shumë mirë, por ai ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv për t’u kthyer në normalitet.

Familja e tij kërkon privatësinë në këtë çështje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook