Ballina Kryesore Botërori i Çudirave/ Belgjika fiton në minutën e fundit duke përmbysur rezultatin,...

Botërori i Çudirave/ Belgjika fiton në minutën e fundit duke përmbysur rezultatin, Japonia turpërohet

U luajt mbrëmjen e sotme ndesha e vlefshme për 1/8 e Botërorit mes Belgjikës dhe Japonisë.

Ishte një përballje mjaft emocionante ku Belgjika arriti një fitore duke përmbysur rezultatin nga 0-2 në 3-2.

Ndoshta nuk do ta besoni por Japonia ka kaluar në avantazh 1-0 përballë Belgjikës që vinte në këtë ndeshje si favorite e padiskutueshme.

Në minutën e 48’ ishte Genki Haraguchi ai i cili kaloi në avantazh aziatikët.

Ishte Inui, lojtari i cili shënoi golin e dytë dhe të qetësisë.

Në minutën e 69’ ishte Vertonghen ai i cili ngushtoi diferencën ndërsa 5 minuta më vonë belgët barazojnë me anë të Fellaini.

Në minutën e 90’+4 Nacer Chadli shënoi golin e fitores, duke mos gabuar me portën e boshatisur pas një veprimi të zgjuar të Lukakut.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook