Ballina Kryesore Botërori Rusi 2018/ Ka ende shpresë, Kolumbia tripletë Polonisë

Botërori Rusi 2018/ Ka ende shpresë, Kolumbia tripletë Polonisë

U luajt mbrëmjen e sotme ndeshja e Grupit H të Botërorit mes Polonisë dhe Kolumbisë në stadiumin “Kazan Arena”.

Takimi mes dy kombëtareve u mbyll me rezultatin 0-3 për amerikano-latinët.

Kolumbia kalon në avantazh në minutën e 40-të. Me një gjuajtje të saktë me kokë, është lojtari i Barcelonës, Mina, që zhbllokon rezultatin dhe i jep epërsinë kolumbianëve.

Mirëpo kolumbianët nuk ndalen dhe në pjesën e dytë dyfishojnë shifrat. Radamel Falcao në të 69’ shënon golin e sigurisë.

Më pas, në të 75’ është mesfushori i Juventusit, Cuadrado, i cili në një aksion model realizon edhe golin e tretë.

Kolumbia me këtë fitore zgjon shpresat për një kualifikim në 1/8 e Botërorit ndërsa Polonia e Levandowskit i thotë lamtumirë Rusi 2018.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook