Ballina Kryesore Brazili humb duke shpresuar, Belgjika gjysëm finalistja e dytë

Brazili humb duke shpresuar, Belgjika gjysëm finalistja e dytë

U luajt mbrëmjen e sotme çerekfinalja e Botërorit mes Brazilit dhe Belgjikës në stadiumin “Kazan Arena”.

Ndeshja përfundoi me rezultatin e ngushtë 2-1 për Belgjikën.

Në minutën e 13’ ishte Fernandinho ai i cili shkaktoi autogol duke i dhuruar avantazhit përfaqësueses belge.

Belgjika ka shënuar edhe golin e dytë përballë skuadrës “Seleçao”. Ishte Kevin De Bruyne ai i cili shënoi një supergol.

Në minutën e 76’ ishte Renato Augusto ai i cili shënoi me kokë, duke i rikthyer shpresën Brazilit, por që nuk mjaftoi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook