Ballina Kryesore Champions League/ Real dhe Manchester City e nisin me fitore, Napoli humb...

Champions League/ Real dhe Manchester City e nisin me fitore, Napoli humb përball Shakhtarit, Tottenham dhuron spektakël (Video)

 

Mbrëmja e djeshme e “Champions League” ka dhuruar spektakël dhe gola. Skuadrat të cilat janë pretendente për fitimin e trofeut më prestigjoz në Europë e kanë nisur me fitore me përjashtim të Napolit.

Kampionët në fuqi të Real Madrid e nisin me fitore duke mposhtur në shtëpi lehtësisht modestët e Apoel, me rezultatin 3-0. Cristiano Ronaldo rikthehet sërish pasi ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme, duke shënuar dopietë. Ndërsa goli i tretë u shënua nga Sergio Ramos.

Po ashtu dhe Manchester City e ka pasur të thjeshtë fitoren ndaj Feyenord, duke mposhtur holandezët me rezultatin e thellë 0-4.

Skuadra tjetër angleze Tottenham ka dhuruar spektakël ndaj Dortmund duke i mposhtur gjermanët me rezultatin 3-1 në “Wembley” me dy gola të Kane dhe një të Heung-Min Son.

Por surpriza e mbrëmjes ishte humbja e Napolit përballë Shakhtar Donetsk me rezultatin 2-1. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri ku luan dhe Elseid Hysaj u dorëzua përballë vendasve duke e nisur me humbje kompetiocionin.

Ndërsa në rezultatet e tjera bie në sy dhe barazimi i Liverpool në shtëpi me Sevilla 2-2.

Rezultatet

  • Tottenham-Dortmund        3-1
  • Shakhtar Donetsk-Napoli   2-1
  • Real Madrid-Apoel             3-0
  • RB Leipzig-Monaco            1-1
  • Porto-Besiktas                  1-3
  • Maribor-Spartak Moskow   1-1
  • Liverpool-Sevilla               2-2
  • Feyenord-Manchester City 0-4

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook