Ballina Sport Cikalleshi sërish protagonist në Kupën e Turqisë, kavajasi shënon golin e dytë

Cikalleshi sërish protagonist në Kupën e Turqisë, kavajasi shënon golin e dytë

Futbollisti kavajs Sokol Cikalleshi sulmues në përfaqësuesen Turke, njëkohësisht mesfushor i Kombëtares Shqiptare, rezultoi edhe njëherë tjetër përcaktues në kompeticionin e Kupës së Tuqisë duke realizuar golin e tij të dytë sezonal me fanellën Goztepe.

Në minutën e 12-të sulmuesi i përfaqësueses kuqezi realizoi golin që zhbllokoi shifrat, finalizim ky që rezultoi deçiziv deri në minutat e fundit me Goztepen që realizoi dhe dy herë të tjera ndaj skuadrës që militon në kategorinë e 4-t, për një fitore me shifrat 0-3, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në raundin e 1/8-ave.

Cikalleshi u zëvendësua në minutën e 75-të. Ky ishte goli i 14-të në total në Kupën e Turqisë për sulmuesin kavajas i cili në këtë kompeticion e ka gjetur rrugën e rrjetës edhe me Istanbul Basaksehir e Osmanlispor. Me këtë gol Cikalleshi i dha një tjetër sinjal trajnerit të kombëtares shqiptare Christian Panucci se po kalon një formë shumë të mirë dhe meriton të grumbullohet sërish në ekipin përfaqësues.