Ballina Personazhe “Çmendet” Ronaldo, i lë kamarierëve 20 mijë euro bakshish gjatë pushimeve në...

“Çmendet” Ronaldo, i lë kamarierëve 20 mijë euro bakshish gjatë pushimeve në Greqi

Ishte ende pa u mbyllur marrëveshja zyrtare midis Juventusit dhe Realit të Madridit, kur Cristiano Ronaldo ishte duke pushuar në Greqi.

Portugezi ndodhej në rajonin e Peloponezit me familjen e tij duke shijuar pushimet pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Ditët e pushimeve të tij ai i kaloi në resortin “Kosta Navarino” dhe duket se lojtari ka ngelur jashtëzakonisht i kënaqur nga shërbimi që i është bërë.

Më së tepërmi nga mbajtja larg e paparacëve që donin të kapnin moment nga jeta e tij private.

Si shenjë falenderimi Ronaldo ka lënë në fund një “çek” me vlerën 20 mijë euro dhe ka lënë porosi që shuma t’u ndahet të gjithë punonjësve në mënyrë të barabartë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook