Ballina Kryesore Cristiano Ronaldo më në fund gjen rrjetën, Juventus fitn dhe kryeson

Cristiano Ronaldo më në fund gjen rrjetën, Juventus fitn dhe kryeson

Skuadra e Juventusit ka marrë një tjetër fitore në “Serinë A” italiane.

Bardhezinjtë arritën të fitojnë me rezultatin 2-1 në ndeshjen zhvilluar përballë Sassuolos.

Ka qenë Ronaldo ai që i ka dhuruar fitoren skuadrës me 2 golat e tij, duke shënuar pas 3 javësh.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rrjeta të paprekura.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 50’ nga ylli portugez.

Ishte sërish Cristiano Ronaldo ai që dyfishoi epërsinë e bardhezinjve në minutën e 65’.

Diferenca u ngushtua nga Babacar në minutën 90+1.

Me këtë fitore të radhës, Juventus kryeson me 12 pikë të plota “Serinë A”, duke mos njohur ende humbje në 4 javë.