Ballina Sport De Biazi shkon drejt largimit nga kombëtarja , pranë tij dy klube...

De Biazi shkon drejt largimit nga kombëtarja , pranë tij dy klube kineze

Aventurës së De Biazit në drejtimin e Shqipërisë po i vjen fundi dhe ai nuk do të presë mbylljen e kontratës mes palëve kur përfundon edicioni i kualifikuesve të Botërorit 2018.

Sipas Alfredo Pedulla gazetarit italian të njohur për lajmet e merkatos, De Biazi do të largohet që në javët e ardhshme nga drejtimi i Shqipërisë. Sipas tij, ai ka disa mundësi të ndryshme punësimi në klube të njohura në Europë.

Por njëkohësisht, tekniku i kuqezinjve ka tundim edhe nga dy oferta kineze që janë shfaqur gjatë ditëve të fundit. I njëjti burim sqaron se më shumë do të mësohet në mesin e muajit qershor, pasi trajneri të jetë shkëputur përfundimisht nga drejtimi i kombëtares.