Ballina Sport De Bryne sërish dëmtohet, humbet derbin e Manchesterit dhe sfidën në Champions...

De Bryne sërish dëmtohet, humbet derbin e Manchesterit dhe sfidën në Champions League

Kevin De Bryne do të humbasë derbin e Manchesterit për shkak se është dëmtuar sërish.

Lojtari u dëmtua gjatë ndeshjes të vlefshme për Carabao Cup, ku City fitoi ndaj Fulhamit 2-0 mbrëmjen e së enjtes. De Bryne filloi të çalonte 5 minuta përpara se të mbaronte sfida.

Ai sapo kaloi 6 javë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në këmbë, ndërsa tani do qëndrojë sërish i ulur në stol për sfidën midis City-t dhe United të dielën.

Belgu gjithashtu do të humbasë sfidat midis Southampton dhe West Ham por dhe ndeshjen e Champions League ndaj Shakhtar Donetsk.

Ai mund të kthehet të luaj në datën 27 Nëntor.