Ballina Bota Dëmtimi i Salah në finalen e Champions-it, befason imami: Ishte dënim i...

Dëmtimi i Salah në finalen e Champions-it, befason imami: Ishte dënim i Zotit për prishjen e agjërimit

Ylli egjiptian i Liverpoool, Mohamad Salah, u dëmtua në finalen e madhe të Champions League mes “të kuqve” dhe Real Madrid, pas një përplasje me mbrojtësin spanjoll, Sergio Ramos, duke u detyruar të lërë fushën e lojës mes lotësh.

Të shumtë ishin ata që e cilësuan dëmtimin e Salah si të qëllimshëm nga ana e Sergio Ramos, por mesa duket ka dhe të tjerë që e kanë parë në një këndvështrim tjetër.

Një imam nga Kuvajti e ka konsideruar si një dënim nga Zoti dëmtimin e Salah, pasi ky i fundit prishi agjërimin dy ditë para finales.

“Dëmtimi i Mo’ Salah ishte dënimi i Zotit për prishjen e agjërimit”, ka deklaruar në Twitter imami nga Kuvajti, Mubarak al-Bathali.

Sipas imamit, futbollistit egjipitian i lejohej të prishte agjërimin për shkak të udhëtimit të tij, por ai ka kryer një mëkat, pasi ka pasur si qëllim të prishë agjërimin e tij për të luajtur në ndeshje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook