Ballina Sport Derbi i Londrës/ Arsenali “gjunjëzon” Tottenham, shënon Mustafi

Derbi i Londrës/ Arsenali “gjunjëzon” Tottenham, shënon Mustafi

Derbi i Londrës ka përfunduar me fitoren e Arsenalit i cili ka mposhtur me rezultatin 2-0 Tottenhamin.

Djemtë e Wenger kanë qenë në formën e tyre më të mirë duke shënuar dy gola ndaj “Spursave”.

Golat kanë ardhur nga shqiptari, Shkodran Mustafi në minutën e 36, dhe Alexis Sanchez në minutën e 41.

Pas 12 javësh nga nisja e kampionatit “Premier League” Arsenal është ngitur në vendin e 5 ndërsa Tottenham mbetet në vendin e 3.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook