Ballina Sport Dështon plani për të bashkuar Ronaldon dhe Mesin në Bernabeu,portugezi refuzon të...

Dështon plani për të bashkuar Ronaldon dhe Mesin në Bernabeu,portugezi refuzon të jetë i pranishëm.

 

Të gjithë do të jenë sy e veshë këtë të dielë,për të ndjekur ndeshjen e  kthimit të finales së Copa Libertadores që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”midis River Plate dhe Boca Juniors.

Plani i presidentit të Real Madrid Florentino Perez ishte të bashkonte Cristiano Ronaldo-n dhe Lionel Messi-n në tribunën presidenciale,kjo si shenjë falenderimi dhe rrespekti për atë që i kanë dhënë futbollit gjatë këtyre kohëve të fundit.

Por mesa duket plani i Perez nuk ka funksionuar,pasi Ronaldo ka refuzuar ftesën e bërë nga ai.Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm.Mendohet se është akoma shumë herët për një rikthim në “Bernabeu”. Ai u largua nga kampionët e Europës gjatë verës së kaluar dhe Juventus pagoi 117 mln euro për të.

Thuhet se mardhënia jo e mirë e tij midis Perez ka ndikuar keq në këtë aspekt.Edhe prania e Messi-t nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.