Ballina Kryesore “Dita e penalltive”/ Danimarka bën valixhet për në shtëpi, Kroacia kalon në...

“Dita e penalltive”/ Danimarka bën valixhet për në shtëpi, Kroacia kalon në çerekfinale

U luajt mbrëmjen e sotme ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018 mes Kroacisë dhe Danimarkës në stadiumin “Nizhny Novgorod”.

Fati i ndeshjes u vendos nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Ishte Kroacia e cila triumfoi duke kaluar fazën tjetër me rezultatin 3-2 (penallti).

Golat në 90-minutësh

Që në minutën e parë danezët shënojnë. Gjuajtja e parë në portë dhe Jorgensen kalon Danimarkën në avantazh.

Por nuk zgjat shumë gëzimi i nordikëve. Mandzukic barazon shifrat (4’) dhe gjithçka nis nga e para.

Më pas ritmi i lojës bie dhe nuk ka më gol deri në fund.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook