Ballina Kronike Ditë zie për Formula 1, shuhet legjenda e të gjitha kohërave

Ditë zie për Formula 1, shuhet legjenda e të gjitha kohërave

Formula 1 ditën e sotme është në zi, pasi është ndarë nga jeta një nga pilotët më të mirë të të gjitha kohërave në këtë sport.

Mediat amerikane, raportojnë ndarjen nga jeta të pilotit të viteve ’60-të ’70-të Dan Gurney.

Ai ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, pasi një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Dan Gurney konsiderohet si një pilotët më të mëdhenj të Formula 1, pasi ka pilotuar makina që në fillimet e këtij sporti.

Ai është amerikani i dytë që ka fituar një garë në këtë sport dhe konsiderohet një nga legjendat e garave me makina, për vetë kushtet dhe kohën kur ai ka ngarë makina dhe ka fituar.

Lajmin e ka bërë publik vetë familja e Dan Gurney, ku menjëherë kanë ardhur ngushëllime nga njerëz të njohur të këtij sporti në të gjithë botën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook