Ballina Bota Ditë zie për gjimnastikën olimpike, ndahet nga jeta kampionia 102-vjeçare

Ditë zie për gjimnastikën olimpike, ndahet nga jeta kampionia 102-vjeçare

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 102-vjeçare, kampionia olimpike më e moshuar në botë Carla Marangoni.

Marangoni, ishte italiane dhe kishte fituar një medalje argjendi në gjimnastikë artistike, gjatë Lojërave të Amsterdamit në 1928, kur ishte 12 vjeçe.

“Në moshën 102-vjeçare, ajo u cilësua kampionia më e moshuar fituese e medaljeve olimpike ende në jetë, dhe e mbijetuara e fundit e Lojërave të Amsterdamit të vitit 1928”, shkruan Komiteti Olimpik Italian (CONI) në një deklaratë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook