Ballina Sport E konfirmon lojtari i Realit: Neymar do të transformohet në “Bernabeu”

E konfirmon lojtari i Realit: Neymar do të transformohet në “Bernabeu”

Neymar u transferua te PSG vitin e shkuar për shifrën marramendëse prej 222 milionë Euro, duke u bërë kështu lojtari më i shitur në të gjithë historinë e futbollit.

Por duket se ish-sulmuesi i Barçës, do të transferohet në të ardhmen tek rivalët e përjetshëm të katalanasve, Real Madridi.

Këto zëra përforcohen akoma më tepër, ku mbrojtësi majtë i madrilenëve, Marcelo, beson se Neymar një ditë do transferohet në “Santiago Bernabeu”.

“Mendojë se Neymar një ditë do të luajë për Realin. A do të përshtatej Neymar në Real? Natyrisht që po. Do të ishte shumë mirë për skuadrën nëse ai vjen. Sipas mendimit tim, lojtarët më të mirë duhet të luajnë gjithmonë për këtë skuadër”, tha Marcelo për Esporte Interativo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook