Ballina Kryesore E shau aty ku “shqiptari” të heq kokën, Khabib zbulon motivin e...

E shau aty ku “shqiptari” të heq kokën, Khabib zbulon motivin e sulmit ndaj Mc Gregor

Khabib Nurmagomedov ka sqaruar më në fund arsyen pse sulmoi ekipin e Conor McGregor pas fitores së titullit kampion në UFC.

Sipas tij, irlandezi ia kishte ofenduar fenë, familjen dhe kombësinë. Khabib gjithashtu kërkoi ndjesë për veprimin e tij të nxituar, duke u shprehur se kjo sjellje nuk është ana e tij më e mirë.

“Dua t’i kërkoj falje Komisionit të Shtetit të Nevadas. Kjo nuk është ana ime më e mirë. Ai ai më shau fenë islame, vendin dhe babanë tim. Ky sport është i respektueshëm. Nuk është sport për të folur broçkulla. Dua ta ndryshoj këtë sport. Nuk mund të flasësh për fetë dhe kombet. Për mua ato janë të rëndësishme”, sqaroi rusi, i cili vjen nga rajoni problematik i Dagestanit.