Ballina Sport Ferrari lëshon “Flakë” në Monaco, Raikonen dhe Vettel e mbyllin me rekordet...

Ferrari lëshon “Flakë” në Monaco, Raikonen dhe Vettel e mbyllin me rekordet negative

Ne pistën e sotshme të Monacos duket se Ferrari ka forcuar goxha poziten e saj në krye të klasifikimit në Formula 1. Makina italiane shkëlqeu kurse dy pilotët e saj morën vendin e parë dhe atë të dytë.

Sebastian Vettel mori pikët e plota thelloi diferencën e tij me ndjeksin e vendit të dytë Lewis Hamilton me plot +25 pikë.

Ferrarit i mungonte vendi i parë dhe i dytë që nga çmimi i madh i Gjermanisë në vitin 2010, ndërsa suksesi në Monaco mungonte që nga vitet e arta të Michael Schumaker në vitin 2001.

Podiumi u plotësua nga Daniel Ricciardo ky i fundit pilot i Red Bullit kurse britaniku Hamilton që u nis nga vendi i 13 përfundoi në vend të 7 garën.