Ballina Kryesore Festival golash në Champions League, Liverpool dhuron spektakël, mposht Romën me rezultatin...

Festival golash në Champions League, Liverpool dhuron spektakël, mposht Romën me rezultatin e thellë

Ka përfunduar sfida e parë gjysmëfinale e Champions League mes Liverpool dhe Romës.

Ndeshja e luajtur në “Anfield” u mbyll me fitoren spektakolare të “të kuqve” me rezultatin e thellë 5-2.

Ka qenë ish-lojtari i Romës, Mohamad Salah ai që ka shkëlqyer duke zhbllokuar sfidën në minutën e 36 me një supergol, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Salah dyfishon rezultatin me pas një depërtimi “alla-Messi” në zonën e italianëve.

Anglezët kanë shënuar edhe 3 gola të shpejtë në harkun kohor të 15 minutave, përkatësisht në minutën e 56, Mane, dhe dy-golëshi i Firmino në minutën e 61 dhe 69.

LEXO EDHE:  Një tjetër skuadër shqiptare në Europë! Vllaznia U-19 do të përballet në me një ekip moldav në "Champions League"

Por atëherë kur pritej se ndeshje përfundoi, dhe kur të gjithë menduan se Roma u dorëzua përballë kësaj disfate, Edin Dzeko zgjon shpresat tek italianët duke shënuar gol për Romën 9 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Vetëm 4 minuta më pas, Roma fiton një penallti, dhe Perrotti nuk gabon nga pika e bardhë duke ngushtuar rezultatin në 5-2.

Minutat e fundit Roma bëri disa sulme të njëpasnjëshme, por pa rezultat, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 5-2.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook