Ballina Sport Finalja e Champions-it/ Zidane: Ne dhe Juventusi jemi 50 me 50 për...

Finalja e Champions-it/ Zidane: Ne dhe Juventusi jemi 50 me 50 për qind

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane në prag të finales së madhe të turneut më prestigjoz në botë, Champions League ka bërë një deklaratë për mediat.

Zidane ka vlerësuar kundërshtarin dhe deklaron se në finale mund të ndodh gjithcka, mundësitë janë të barabarta për të dy ekipet.

“Kemi punuar shumë gjatë gjithë vitit dhe tashmë jemi gati. Nuk ka asnjë presion ketë herë. Thonë se jemi favoritë. E kanë thënë gjithnjë, por në një finale mund të ndodhë gjithçka. Ne dhe Juventusi jemi 50 me 50 për qind”. Nuk besoj se Juventusi luan i mbyllur. Skuadra bardhezi është krejt ndryshe. Ndaj them se do të jetë një ndeshje shumë e mirë dhe e hapur” – u shpreh Zidane