Ballina Sport Finalja Juventus- Real Madrid, dueli i titanëve që përcakton kampionët e Europës

Finalja Juventus- Real Madrid, dueli i titanëve që përcakton kampionët e Europës

Gjithcka është gati, sot në mbrëmje do të përcaktohet skuadra kampione e Europës. “Millenium Stadium” i Cardiffit do të jetë arenë e galdiatorëve modern. Trofeu për të cilin do të luftohet është shumë i rëndësishëm si për Juventusin, gjithashtu edhe për Realin e Madridit.

Bardhezinjtë kërkojnë të ringjiten në majën e kontinentit pas 21 vitesh, ndërsa madrilenët synojnë të shkruajnë historinë si skuadra e parë që fiton dy herë rradhazi Ligën e Kampionëve. Në aspektin taktik dyshimet janë të paktë për të dy teknikët.

Masssimiliano Allegri e ka të konturuar formacionin titullar, i cili nën skemën e përdorur periudhën e fundit 4-2-3-1 do të rreshtojë këto emra.

Në portë kapiteni Gianluigi Buffon, mbrojtja do të plotësohet nga Barzagli, Bonucci, Chiellini dhe Alex Sandro. Diga në mesfushë do të përbëhet nga dy lojtarë, Khedira dhe Pjanic, ndërsa Mandzukic, Dybala dhe Dani Alves do të vendosen pas krahëve të argjentinasit Gonzalo Higuain.

Ndërkohë Zinedine Zidane duket se e ka zgjedhur se cilin do të aktivzojë në sulm përkrah Ronaldos dhe Beznemas, ai është Isco.

Tekniku francez nën modulin e zakonshëm 4-3-3 do të zbresë në fushë me këtë fromacion titullar. Në kuadrat Keylor Navas, 4-ja difensive do të plotësohet nga Carvajal, Varane, Ramos dhe Marcelo.

Toni Kroos, Modric e Casemiro do të fromojnë repartin e mesit të fushës, ndërsa sulmi do të plotësohet nga Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Isco.

Një supersfidë e cila i ka të gjithë ingredientët për të qënë një duel titanësh që në fund do të përcaktoj se kush skuadër do të ngjitet në majën e “Everestit” në futbollin europian.