Ballina Kryesore Fitore trishtuese për Romën, Liverpuli kalon mes drithërimash në finale

Fitore trishtuese për Romën, Liverpuli kalon mes drithërimash në finale

U zhvillua mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më emocionuese të Champions League në “Olimpico”.

Sfida e kthimit gjysmëfinale, mes Romës dhe Liverpulit, u mbyll me fitoren e italianëve, por anglezët kishin fituar ndeshjen e parë 5-2 dhe me rezultatin e përgjithshëm 7-6 në finale kalon skuadra e Jurgen Klopp.

Golat

Roma: Milner autogol. 15′ , Dzeko 52′ , Nainggolan 86′ , 90+3’(penallti) 

Liverpool: Mane 9′, Uajnaldum 25′

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook