Ballina Kryesore Fitorja me Izraelin/ UEFA elozhe kuqezinjve: Paraqitje mbresëlënëse e Shqipërisë

Fitorja me Izraelin/ UEFA elozhe kuqezinjve: Paraqitje mbresëlënëse e Shqipërisë

Fitorja e madhe e kuqezinjve në Haifa ka bërë jo pak bujë në Europë. Faqja zyrtare e internetit e UEFA-s, në komentin e saj për ndeshjet e mbrëmshme të kombëtareve, e ka cilësuar si mbresëlënëse paraqitjen e Shqipërisë në Haifa, të mbyllur me suksesin 3-0 përballë Izraelit vendas.

“Armando Sadiku shënoi dy gola të bukur ndërsa Shqipëria kaloi mbi Izraelin për vendin e tretë falë diferencës së golave pas një paraqitje mbresëlënëse.Sulmuesi i Zyrihut realizoi të parin me një goditje të ulët nga jashtë zonës në minutën e 22-të ndërsa shënoi për të dyfishuar rezultatin me një gjuajtje nga një distancë edhe më e largët, pak para pushimit të ndeshjes.Por Shqipëria nuk kishte mbaruar punë, Ledian Memushaj finalizoi një lëvizje të rrjedhshme ekipore për të mbajtur djemtë e De Biazit 7 pikë larg dy skuadrave të kreut”, shkruhej në artikullin e UEFA-s.