Ballina Kryesore Florian Marku dhuron spektakël, mposht me nokaut kundërshtarin serb

Florian Marku dhuron spektakël, mposht me nokaut kundërshtarin serb

Florian Marku doli fitimtar në ndeshjen e sotme kundër kundërshtarin serb Sladjan Dragisiç.

Florianit i kanë mjaftuar vetëm pak minuta për të hedhur në tapet rivalin serb.

Ashtu siç kishte paralajmëruar dhe në konferencën për shtyp, kikboksieri shqiptar dhuroi “show” në ring, duke e detyruar kundërshtarin serb të dorëzohet vetëm pas 100 sekondash.

Kështu, Marku mori edhe fitoren e 6-të në po kaq ndeshje në “MMA”, ndërsa vlen të theksohet se të gjitha takimet i  ka fituar me “Knock Out”.

Ndeshja e arteve marciale u zhvillua brenda një kafazi në “Asllan Rusi”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook