Ballina Kryesore Formacionet zyrtare Skoci-Shqipëri, Panucci bën surprizën e madhe!

Formacionet zyrtare Skoci-Shqipëri, Panucci bën surprizën e madhe!

Skocia dhe Shqipëria do të provojnë forcën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, që nis vetëm pas pak në Glasgow.

Panucci ka bërë befasinë e madhe duke lënë në stol më të mirin e takimit me Izraelin, Migjen Bashën.

Ndryshim nga ai takim edhe Hyka ka përfunduar në stolin rezervë, ndërsa Lilaj dhe Ndoj do të jenë nga minuta e parë.

Kuqezinjtë vijnë në këtë takim, nga një fitore në shtëpi ndaj Izraelit me rezultatin 1-0, ndërsa skocezët vijnë nga një humbje 0-4 në miqësore ndaj Belgjikës.