Ballina Kryesore Formula 1/ ‘Zgjohet’ Ferrari, Vettel rrëmben kreun pas fitores në Kanada

Formula 1/ ‘Zgjohet’ Ferrari, Vettel rrëmben kreun pas fitores në Kanada

Gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel ka triumfuar në Çmimin e Madh të Kanadasë duke marrë vendin e 1 si dhe duke rrëmbyer kreun e pilotit më të mirë në F1.

Vettel ka dominuar pistën që prej fillimit të garës që u nis nga Pole Position ndërsa shoku i skuadrës, Kimi Raikkonen përfundoi garën në vendin e 6.

Në podium u ngjit dhe Bottas i Mercedes si dhe Verstappen i Red Bull.

Vettel ndodhet vetëm 1 pikë larg Hamilton, respektivisht 121 pikë për pilotin e Ferrarit dhe 120 pikë për rivalin e Mercedes.

Ndërkohë që Mercedes vijon të kryesojë në garën për skuderi, me plotë 206 pikë në total, 17 pikë më shumë se rivali kryesor për këtë sezon, Ferrari.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook