Ballina Sport FOTO/ Ç’po ndodh te Reali? Asensio merr numrin e Modric, tifozët e...

FOTO/ Ç’po ndodh te Reali? Asensio merr numrin e Modric, tifozët e Inter me “zemër” në dorë

Marco Asensio ka ndryshuar emrin e profilit të tij në Twitter, që nuk është më @marcoasensio20, por @marcoasensio10.

Një e dhënë kjo që ka ardhur nga rrjetet sociale dhe ka ndezur ëndrrat e tifozëve të Interit.

Numri 10 ka qenë deri tani i Luka Modric. A është ky konfirmim i faktit se mesfushori kroat do të largohet nga madrilenët?

Këtë nuk mund ta themi me siguri, përderisa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga klubi madrilen.

Zikaltrit shpresojnë, edhe pse operacioni duket shumë i vështirë për t’u realizuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook