Ballina Galeri FOTO/ Përkrah aktorëve më të mirë të Hollywood, Kristian Prenga paralajmëron surprizën...

FOTO/ Përkrah aktorëve më të mirë të Hollywood, Kristian Prenga paralajmëron surprizën e rradhës

Kampioni i Europës në “KickBox”, Kristian Prenga ka qenë i ftuar në një event special në “Hollywood”, ku të pranishëm kanë qenë emra të njohur të kinematografisë botërore.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë djaloshi mirditor me anë të një postimi në faqen e tij në “Facebook”.

Në event, kampioni 26-vjeçar, ka takuar disa prej aktorëve më të famshëm të “Hollywood-it”, si Mel Gibson dhe Michael Jai White, të cilët janë ikona të filmave aksion.

Gjithashtu sportisti i talentuar shqiptar ka takuar edhe kampionin e botës në arte marciale, Conor McGregor.

Pas karrierës së tij të sukseshme në “KickBox”, ku në vitin 2015 u shpall kampion europe në këtë sport, Prenga prej disa muajsh ka hapur një faqe të re në karrierën e tij në sportin e boksit profesional, ku deri më tani ka regjistruar dy fitore të rëndësishme.

Në 30 qershor vitit të kaluar, në Ontario të Kanadasë,  kampioni shqiptar mposhti bindshëm boksierin meksikan Abraham Pascuale, duke çuar në peshë zemrat e shqiptarëve, në ndeshjen e transmetuar ekskluzivisht nga “DuaLajm.com”.

Prenga e rrëzoi “KnockOut” meksikanin Pascuale që në raundin e parë, duke e bërë fitoren e tij akoma më madhështore. Po kështu ndodhi dhe në ndeshjen e 2 dhjetorit të 2017-ës, ku sërish Prenga e mundi mjeshtërisht me “KnockOut” boksierin 31-vjeçar meksikan, Alfredo Trevino, duke regjistruar kështu një tjetër sukses në karrierën e tij profesionale.

Por duket se kampioni shqiptar nuk ndalet së surprizuari. 

Po çfarë ka paralajmëruar Kristian Prenga tashmë?
Kampioni 26-vjeçar ka shfaqur një tjetër ambicje dhe ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri, “një mundësi të re”, siç e cilëson dhe vetë Prenga, të cilën ende nuk e ka zbuluar.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë producenti dhe regjizori i famshëm shqiptar i Hollywood-it

A do të jetë djaloshi mirditor aktor i ndonjë filmi të realizuar nga Hollywood-i? Për këtë duhet të presim, dhe nuk mund ta themi me siguri, por sportisti i talentuar shqiptar ka treguar deri më tani është i pandalshëm, dhe për të nuk ka asgjë të pamundur.

“Pershendetje nga Hollywood-i miqte e mi! I ftuar ne nje event mes aktoreve te njohur te Hollywood-id pata kenaqesine te takoj @officialmichaeljai. Nje projekt i ri vjen se shpejti.😉 Jam shume i lumtur qe sporti qe kam zgjedhur me krijon kaq shume mundesira te reja ne jete. What I enjoy most is travelling to different places and meeting new people. For me, it’s all about life experiences, and I’m very grateful that I met you @officialmichaeljai New project cooming soon in hollywood😉”, shkruan Prenga në faqen e tij në “Facebook”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook