Ballina Kryesore FOTO/ Serbët kërcënojnë me vdekje shqiptarët në faqen e Skënderbeut

FOTO/ Serbët kërcënojnë me vdekje shqiptarët në faqen e Skënderbeut

Sapo u mësua se Skënderbeu në grup do të ishte përballë Partizanin të Beogradit, mes tifozëve shqiptarë dhe serbë ka nisur “betejën” në rrjetet sociale, për dy sfidat që do të luajnë mes dy ekipeve në Europa League.

Në faqen e Skënderbeut bien në sy kërcënimet me vdekje të tifozëve serbë, të cilët kanë postuar foto që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.

Njëra prej tyre është fotoja familjarëve me portretet e viktimave që kanë humbur jetën në luftën e Kosovës.

Duket se ngjarjet e 14 tetorit në stadiumin e Beogradit nuk mund të harrohen lehtë, ku në të njëjtin vend do të luaj edhe Skënderbeu, dhe kjo tregohet qartë në papërmbajtshmërinë mes tifozëve në rrjetet sociale.

Sfida Skënderbeu-Partizani i Beogradit mund të jetë po aq problematike sa ajo Serbi-Shqipëri, nëse UEFA dhe federatat përkatëse nuk marrin masat e duhura.