Ballina Kryesore Franca, fituesja e Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018”

Franca, fituesja e Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018”

U luajt finalja e Kupës së Botës “Rusi 2018” mes Francës dhe Kroacisë në  “Luzhniki Stadium” të  Moskës.

Franca është shpallur kampione e Botërorit ku ka mposhtur me rezultatin 4-2, ballkanasit.

Didier Deshamps e provoi herën e parë kur ishte kapiten i Francës dhe të dytën e fiton në Rusi si trajner i kombëtares së atdheut të ti.

Ishte një ndeshje me mjaft emocione por që në fund iu dhuruan Francës.

Franca ka zhbllokuar shifrat në finalen e botërorit Rusi 2018, duke shënuar në minutën e 18′.

Ka qenë Griezmann, i cili ka ekzekutuar një goditje dënimi, ku harkimi i topit devijohet me kokë nga Mandzukic duke shkaktuar autogol dhe duke kaluar Francën në avantazh.

Në minutën e 28′ ka qenë Perisic i cili ka shënuar me një gjuajtje të fortë nga brenda zone duke barazuar rezultatin në 1-1.

Franca kalon sërish në avantazh me një penallti të shndërruar në gol nga Griezmann.

Nga një goditje këndi francezët kërkojnë prekje të topit me dorë në zonë nga Perisic.

Gjyqtari kryesor konsultohet me VAR dhe vendos për penallti.

Nga pika e bardhë Griezman gjuan saktë, duke kaluar përsëri francezët në avantazh, 2-1.

Rezultati thellohet në pjesën e dytë. Pogba në të 59’ gjuan mjeshtërisht nga jashtë zone, duke realizuar golin e tretë.

Goli i katërt për Francën në përballjen kundër Kroacisë ku Mbappe ka shënuar në minutën e 65′.

Ballkanasit i dhanë shpresë vetes duke shënuar golin e dytë.

Ishte Mandzukic i cili ka shënuar një gol te papritur ku falë gabimit të Lloris ka cuar topin në rrjetë dhe 4-2.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Meta takon Berishën, por shmang Ramën në Kuvend (FOTO)